AAK ka një kërkesë të veçantë për takimin Kurti-Vuçiq

Aktuale

AAK ka një kërkesë të veçantë për takimin Kurti-Vuçiq

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 20:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Kryesia e kësaj partie ka mbajtur mbledhje sot, para takimit që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë me palën serbe në Bruksel.

Siç ka njoftuar Haradinaj, Kryesia ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa.

Sipas tyre, nuk duhet të diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë".

Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat