Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Listës Serbe nuk i interesojnë serbët e Kosovës, porse i intereson kërcënimi i rrëzimit të qeverisë Kurti.
Bislmi në një intervistë për RTK Prime tha se kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq që është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk është duke punuar për të mirën e serbëve të Kosovës.
Ai tha se nuk e mban mend se kur Rakiq ka qenë në ndonjë mbledhje të Qeverisë apo që ka propozuar diçka për të mirën e qytetareve serbë të Kosovës.
Sipas tij, nuk ka nevojë të shkarkohet Rakiq, pasi Qeveria po e dekonspiron atë çdo ditë.