“Në atë kohë i përballonim më lehtë, do të thotë nëse u përballshe me një emocion aq të madh të humbjes së një shoku, ndoshta në mbrëmje ndryshonte situata edhe ishe për shembull në një disponim tjetër”, kështu rrëfen ish ushtari i UÇK-së, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha për momentet e rënda në luftë kur humbiste shokët në beteja.
Berisha, nën emocione ka treguar se tash i mungojnë më shumë shokët me të cilët dikur ndante llogoren, në luftë për liri.
“O kanë momenti kur ti për jetë a vdekje, o liri o me vdekë. Edhe në fund e kemi mrri atë, pastaj dhimbja për shokët e për njerëzit që i ke dashtë edhe familjarët po edhe shokët mbi të gjitha, pastaj ajo dhimbje të lajmërohet si e vërtetë kështu edhe më e thellë pak më vonë…
Po shokët më kujtohen tash më shumë dhe më mungojnë tash më shumë. ”, ka rrëfyer i emocionuar deputeti Bekë Berisha.