Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, thotë se kryeministri i Kosovës është duke i drejtuar proceset për mrekullit, të cilat për 20 vite kishin ngecur.
Kjo familje, thotë se këto procese Kurti po i drejton i këshilluar dhe i koordinuar me SHBA-në.
Përmes një postimi në facebook, familja Imeri shton se, opozitarët e sotshëm ishin të zënë me organizimin e kapjes së shtetit.
Postimi i plotë:
Kryministri i Kosovës, Albin Kurti i këshilluar dhe i koordinuar me SHBA-të po i drejton proceset për mrekulli, të cilat për 20 vite kishin ngecur.
Opozitarët e sotshëm dhe argatët e tyre ishin të zënë me organizimin kapjes së shtetit.
Tash opozitarëve të vegjël iu dogj në duar instrumenti 'antiamerikanizmi i Kurtit' të cilin e patën shpikur: ata që dihet botërisht se çfarë helaqesh janë.