Çitaku: Amerikanët janë konsistent për Asociacionit, të shohim sa do jetë Kurti

Aktuale

Çitaku: Amerikanët janë konsistent për Asociacionit, të shohim sa do jetë Kurti

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 10:00
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se edhe në të kaluarën amerikanët kanë kërkuar zbatimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se qëndrimi i amerikanëve ka qenë gjithëherë konsistent, por shton se të pritet e të shihet nëse edhe Kurti do të jetë konsistent.

Postimi i plotë i Çitakut:

Me një kërkim të thjeshtë në google gjeni dhjetëra deklarata nga Administrata Amerikane ku kërkohët zbatimi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Qëndrimi amerikan është konsistet. Nuk ka ndryshuar asgjë.

E tash te shohim a ka me qenë Kryeministri konsistent.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat