Një përleshje që nisi në orët e mesnatës në Shisha Bar ‘Host’ te Parku i Qytetit në Podujevë përfundoi me plagosjen e një 27-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri.
I dyshuari për këtë rast është akoma në arrati, ndërkohë që viktima është dërguar në spital.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para i dyshuari që ka shkrepur një here në drejtim të viktimës emër i njohur për sinjalin është Petrit Bahtiri, 29-vjeçar.
Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi kishte ikur posa gjuajti me armë zjarri dhe nuk është gjetur as në shtëpinë e tij.
Të gjitha njësitet janë aktivizuar për kapjen e tij, derisa viktima është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas burimeve të njëjta, i riu u pranua në këtë qendër me gjakderdhje të madhe në njërën këmbë, ku u plagos me armë zjarri, prandaj pritet t’i nënshtrohet një intervenimi.
Lidhur me këtë rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit janë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.