Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nisur një hetim i plotë pas të shtënave me armë zjarri sot ndaj Policisë së Kosovës e cila po kryente një kontrollë rutinore në Liqenin e Ujmanit.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka tënë se bandat kriminale po vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve të Kosovës.
“Rreth 10 herë është qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht, shpëtuam pa viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast. Sot, në rrugë nuk ka barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është sulmuar me armë zjarri deri sa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.
Policia ka theksuar se ndaj zyrtarëve policorë ka pasur dhjetë të shtëna me armë zjarri.
Around 10 shots were fired today at Border Police embarking on a boat patrol on Lake Ujmani. This is the second time in less than a week that Kosova Police have been attacked by criminal gangs in the northern part of our territory, just six days after Sunday's incidents.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2022