​Fluksi në kalimet kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Aktuale

​Fluksi në kalimet kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Vazhdojnë pritjet dhe radhët e gjata në disa nga pikat e kalimeve kufitare në Kosovë edhe në këto orë të pasdites.

Për hyrje në Merdare udhëtarët duhet të presin 15-20 minuta dhe kolona është e gjatë 100 metra. Ndërsa për të dalë pritjet janë deri në rreth katër orë dhe kolona është e gjatë dy kilometra.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë janë 15-20 minuta dhe kolona në hyrje është 100 metra. Ndërsa për të dalë duhet pritur gjysmë ore dhe kolona është e gjatë 150 metra.

Në Muçibabë për të hyrë nevojitet të pritet 10-15 minuta dhe kolona është e gjatë 50 metra, teksa për të dalë nga kjo pikë e kalimit kufitar duhet pritur 30-35 minuta, ku është krijuar kolona 200 metra.

Në pikat tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje dhe kolona në hyrje dhe dalje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat