Në fillim të viteve 60-ta ky objekt ishte Komunë.
Asokohe, Orllani ishte njësi administrative vendore dhe të gjitha shërbimet banorët e kësaj zone dhe fshatrat për rreth i kryenin këtu.
Por më vonë ky institucion u shua nga regjimi jugosllav.
E sot banorët e Orllanit, po e ri përsërisin kërkesën e kamotshme që të ri funksionalizohet sërish komuna.
Sipas tyre për një dokument të thjeshtë po iu duhet të bëjnë dhjetëra kilometra.
Kryetari i fshatit, Nuhi Selimaj ka treguar pasojat që kanë ardhur si rezultat i mungesës së vetëadministrimit.
Ndërsa, drejtori i organizatës joqeveritare, Sundimi i Demokracisë në Kosovë, Rexhep Zeka ka bërë të ditur se të pakta janë investimet kapitale në këtë pjesë.
Media ka provuar të kontaktojë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për të treguar se deri ku ka shkuar një proces i tillë por nga këta të fundit nuk ka pasur përgjigje.