Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë, erdhën reagime të shumta.
Disa nga reagimet ishte ai i Petar Petkoviq dhe Vlora Çitakut.
E ngjashmëria e reagimeve të këtyre ty personaliteteve, nxiti reagimin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogianit.
Ai në një postim në Facebook publikoi deklaratat e Petkoviq dhe Çitaku, ku më pas tha se bazuar në këtë PDK nuk e sheh Serbinë si problem.
“Çfarë koordinimi! Duket se kur këta flasin për "koordinim", e kanë fjalën këtu!
Edhe në këtë mesele duket se PDK nuk e sheh Serbinë si problem”, deklaroi Zogiani, përcjell “Bota sot”.