Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë.
Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Selim Pacolli, ish-nënkryetar i komunës.
Pacolli, në një deklarim të hënën e kaluar, ka thënë se prona ku ndodhet tarraca është në pronësi të hotelit.
“Prona ku po largohet pjesa metalike është në pronësi të hotelit. Do të largohet materiali i vrazhdë dhe atë po e bëjmë ne e jo inspektorati i Komunës së Prishtinës. Largimin e tarracave është dashur ta marrë Shpend Ahmeti sa kemi qenë në bashkëqeverisje. Edhe ne jemi si gjithë të tjerët që kanë veprimtari në qendër”, ishte shprehur ai.