Ministria e Financave del me njoftim për pensionistët

Aktuale

Ministria e Financave del me njoftim për pensionistët

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 14:31
Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.

Lajmi u bë ditur në një komunikatë për media nga MF-ja.

MF-ja ftoi të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre.

“Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat