Zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë në veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë në veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:34
Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviq

Në Bruksel thonë se përgjegjësia për zbatimin udhërrëfyesit për energjinë u mbetet palëve, Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tyre, BE vetëm lehtëson dialogun, por nuk luan rolin e arbitrit.

Në cilësinë e lehtësuesit por edhe garantuesit të Marrëveshjeve të dialogut, Bashkimi Evropian i ndjek nga afër aktivitete e të dyja plaëve sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, ka porositur Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

“BE-ja po lehtëson Dialogun ndërmjet Palëve. Nuk është arbitër. Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjeve për Energjinë dhe Udhërrëfyesit i takon vet palëve”, ka nënvizuar zëdhënësi Peter Stano.

Gjithnjë sipas tij, KOST, KEDS si dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt dhe rregullisht raportojnë në Bashkimin Evropian por edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Vonesat në zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, Peter Stano i cilëson si të natyrës teknike. 

Ai kionfirmoi se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga palët që t’i adresojnë këto aspekte teknike pa vonesë.

Njëkohësisht konfirmon se BE gjithahstu po ofron udhëzime se si të adresohen çështjet e hapura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat