Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
“Ndava prioritetet në energji dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit dhe folëm për ide konkrete për bashkëpunim në këtë sektorë”, është shprehur ministrja kosovare.
Sipas saj përmes këtyre sektorëve do të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja shteteve.