Edhe aktivisti Rron Gjinovci është përfshirë në debatin për lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se argumenti "shamijat lejohen edhe në Evropë" përcillet edhe nga argumenti tjetër "edhe martesat me gjini të njëjtë lejohen në Evropë".
Gjinovci u shpreh se manipulimi me evropianizmin dhe të drejtat e njeriut nuk ju lejohet, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Argumenti "shamijat lejohen edhe ne Evrope" percillet edhe nga argumenti tjeter "edhe martesat me gjini te njejte lejohen ne Evrope".
Argumenti "shamija eshte e drejte e njeriut" percillet nga argumenti "edhe martesa mes gjinive te njejta eshte e drejte e njeriut".
Tash percaktohuni: a jeni pro Evropes dhe pro te drejtave te njeriut, a jo? Manipulimi me evropianizmin dhe te drejtat e njeriut nuk ju lejohet. S'keni ju kaqik intelektual me manipulu opinionin publik. Arsyeja kryesore osht se s'lexoni dhe s'dini. Pra, vendosni, çka po doni, qysh po ja bojmë kësaj pune?