Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “dëshiron të likuidojë serbët në veri të Kosovës".
Bytyçi ka thënë se Vuçiq ka një dëshirë të mbetur të parealizuar për likuidimin e shqiptarëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë kërcënuar me ekzistencë popujt e tjerë, përcjell Bota sot.
Sipas analistit, presidenti serb e di se çfarë dëshiron vetëm Edi Rama.
Reagimi i tij në Facebook:
O Vuçiq, jetojmë në epokën e internetit e satelitit, o rrotë!
Presidenti i Serbisë prej vitesh e sidomos kohët e fundit thotë se "Albin Kurti dëshiron të likuidojë serbët në veri të Kosovës"! Dhe me këtë version ngre narrativën se ai po i mbron këta qytetarë të shtetit më të ri në Evropë!
Duket qartë se dëshirën e tij të mbetur pa realizuar për likuidimin e shqiptarëve ai po kërkon ta transferojë te shqiptarët, të cilët kurrë nuk kanë kërcënuar me ekzistencë popujt e tjerë. Shqiptarët, përkundrazi, i kanë mbrojtur popujt e tjerë, hebrejtë e madje edhe ushtarët e dorëzuar pushtues të Italise fashiste!
Ndërkaq, kreu i shtetit serb kujton se është në kohën e para 120 viteve, kur paraardhësi i tij, Vladan Gjergjovic, shpifte për shqiptarët një mijë e një të zeza! Po është koha e internetit dhe satelitit o president demagog, rrenc e i pabesë! Nejse pabesia funksionon edhe në këto kohë. Por rrena e shpifja dallohen me një lëvizje!
Pastaj është KFOR-i dhe mijëra misionarë të Perëndimit që monitorojnë situatën! Kujton ti se nuk e dinë ata se çfarë dëshiron Kurti, Osmani e të tjerët! Ti di vetëm se çfarë dëshiron Edi Rama, o rrotë, që na flet sikur bota është ajo e Vladan Gjorgjevicit tënd shpifës e racist si ti!