Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, është përfshirë në debatin për shaminë.
Ai e ka quajtur dhunë direkte mbi të drejtën e vajzave të mitura për të qenë fëmijë, vendosjen e shamisë në kokën e saj, përcjell Bota sot.
Sipas tij, e ardhmja si dritare nuk duhet të mbulohet.
Reagimi i tij i plotë në Facebook:
Shamia mbi kokën e një vajze nën 18 vjeçe, është thjeshtë dhunë direkte mbi të drejtën e asaj vajze për të qenë fëmijë. Është perde e zezë mbi dritaren, nga e cila ndërrohet dhe imagjinohet e ardhmja. Ajo dritare nuk duhet të mbulohet.
Fëmijët kanë nevojë për edukim e shkollim pa asnjë ngarkesë metafizike dhe çdo pretendim se një fëmijë është i pavarur në vendimet që merr, është utopik dhe i pabazë.
Shteti e shoqëria e kanë detyrim që, para çdo lirie tjetër, personave nën moshën 18 vjeç, tua garantojnë të drejtën për të qenë fëmijë sikurse e kanë detyrim t’u kërkojnë prindërve që ajo e drejtë të mos cenohet.
P.s. Shikojeni videon për më shumë sqarim e na kurseni nga komentet jashtë kontekstit strikt të këtij reagimi. Liria e fëmijëve me qenë fëmijë para se me qenë besimtarë, kjo është tema.