Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nesër do të shkojnë për vizitë në Doganën e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Media e Doganës.
Sipas tyre, vizita pritet të fillojë në ora 08:30, në Drejtorinë e Doganës.
“Vizita e kryeministrit zgjat rreth një orë si dhe në fund të vizitës do të ketë prononcim për media nga Kryeministri z. Kurti, Ministri z. Murati si dhe nga Drejtori I Përgjithshëm z. Llugaliu” thuhet në njoftim