Analisti i njohur politik, Krenar Shala, ka thënë se vazhdon të jetë problematike situata e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kam kurrfarë shprese që do të zhvillohet ndonjë bisedë produktive në Bruksel.
Ka mundësi që të arrihet pajtim për të pagjeturit dhe cështjen e energjisë, megjithatë tensionet do të vazhdojnë që do të pamundësojnë arritjen e marrëveshjes”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka shtuar se është i bindur që problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm në Uashington, Bruksel dhe në Moskë, e jo në Prishtinë e Beograd.