Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, për deklaratat e tij se Kosova është e gatshme t’i përballojë sulmet e Serbisë kundër saj.
Maralusha i ka quajtur “papjekuri” këto deklarata të kryeministrit, duke dhënë dy këshilla për të.
Ai i ka kërkuar Kurtit, që të formojë një kabinet të ri qeveritar, përcjell Bota sot.
“Albin Kurti, me deklaratat e tij të djeshme se Kosova është e gatshme me i përballuar sulmet e Serbisë kundër saj, tregoi papjekuri. Shumë naive dhe pa u konsultuar me ne (me autoritetet e (SHBA-së).
Albini, sipas mendimit tim, është si ai qingji me brinat e tamlit (brinat që i dolën para disa ditëve, i thotë vetes se është më i gatshëm me i ra murit me gjithë fuqinë që e ka).
E kam një këshillë për Albinin: Shkarkoi të gjithë këshilltarët dhe formoje një kabinet të ri. Dhe një këshillë tjetër të vogël: kot shkoni në Bruksel me 18 gusht. Vuçiqi nuk ka ndryshuar aspak. Vuçiqi po e kërkon Kosovën dhe asgjë më pak”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook./BS