Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës, ka thënë se kjo vizitë në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për këtë institucion.
Kurti i është kundërpërgjigjur edhe Vuçiqit duke u shprehur se Kosova është për paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Mirëpo në konferencë kryeministri foli edhe për nismën e disa qytetarëve për lejimin e shamisë nëpër shkolla.
“MAShTI është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin që disa qytetarë e kanë nisur këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa e duhet të jenë të lirë të vendosin. Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”, tha ai.