Në Ditën Botërore të Rinisë, 12 Gusht, aktivistë të organizatës Nisma për të drejtat e njeriut (YIHR) në Kosovë vendosën dhjetëra valixhe në shesin Nënë Tereza në Prishtinë.
Ato u vendosen në shenjë proteste ndaj gjendjes aktuale në Kosovë.
Aktivistët thanë se në mungesë të perspektivës, shkollimit cilësor, vendeve të punës, si dhe mungesës së barazisë, të rinjve u ka mbetur vetëm një opsion.
Largimi nga Kosova.