Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është mirëpritur në familjen e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, familjen Mehmetaj në Rudicë të Klinës.
"Në rrugën time jetësore, asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e përkrahja e shumë familjeve të respektuara shqiptare.
Ashtu edhe sot, u ndjeva i nderuar në mesin e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, në familjen Mehmetaj në Rudicë, me gëzimin e madh edhe për prezencën e mërgimtarëve që i shtojnë gjallërinë vendit.
Përzemërsisht ju falënderoj për mikpritjen. Zoti i bekoftë familjet shqiptare!", shkroi ai.