Avokati Tomë Gashi, ka publikuar fotografinë e aktivistit të vrarë të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, ku shihet se ai ishte goditur në ballë me një mjet të mbrehtë.
Sipas avokatit të familjes Dehari, dëmtimet e Deharit janë shkaktuar nga boksi i hekurit dhe se ai nuk ka mundur t’ia shkaktoi ato vetes, përcjell Bota sot.
Gashi ka theksuar se përkundër që kanë kërkuar sqarime nga prokurori i rastit Afrim Shefkiu, nuk kanë marrë ende përgjigje.
Reagimi i Tomë Gashit, në Facebook:
Goditjet në ballë, në formë sferike (rrumbullakët) të vendosura afër njëra-tjetrës, nuk ka mund t’ia shkaktoi vetvetes Astrit Dehari.
Të njëjtat janë shkaktuar nga një mjet i fort mbrehtë (jo prerës).
Këto dëmtime me besueshmëri të lartë janë shkaktuar nga mjeti boks i hekurit.
Këtë rrethanë kemi kërkuar që ta sqarojë prokurori, por ai nuk e ka bërë këtë!
Nga prokurori i rastit Afrim Shefkiu, kemi kërkuar Hetim Penal për dëmtimin e Provave të dërguara në Zvicër në Institutin Zviceran, që janë konstatuar në ekspertizën shtesë të ekspertëve zviceranë, prokurori as këtë nuk e ka bërë.
Mund të jenë shumë arsye për përjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i hetimit të vrasjes së Astrit Deharit, por ne i kemi theksuar vetëm disa. Tani është çështje e U.D kryeprokurorit të shtetit Z.Besim Kelmendi se si do të veprojë.