Shefi i kabintetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të fundit për ngjarjet në veri.
Vela përmes një postimi në Twitter tha se qëllimi kryesor i Vuçiqit është zgjerimi i kufijve të Serbisë dhe destabilizimi i rajonit.
Po ashtu, ai vlerësoi se presidenti serb nuk është gjeni i PR, siç e cilësojnë disa, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Disa e konsiderojnë #Vuçiqin e #Serbisë si gjeni të PR-së, gjë që ai definitivisht nuk është.
Realiteti është se ai flet rrjedhshëm gjuhën e shovinizmit, urrejtjes, revizionizmit historik dhe revanshizmit.
Qëllimi i tij është të zgjerojë kufijtë e Serbisë dhe të destabilizojë rajonin. #VuçiqështēPutin i Vogël
Some consider #Serbia’s #Vučić as PR genius, which he’s definitely not.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 13, 2022
The reality is that he speaks fluently the language of chauvinism, hate, historical revisionism and revanchism.
His goal is to expand Serbia’s borders and destabilize the region. #VucicIsLittlePutin pic.twitter.com/aOHtOA33SF