Gjendja në pikat e kalimeve kufitare në orët e pasdites vazhdon të jetë i ngarkuar dhe me pritje e kolona të gjata.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të orës 16:09, pritjet më të gjata shënohen në Merdare.
Në këtë pikë të kalimit kufitar për të hyrë në territorin e vendit tonë duhet pritur 180-200 minuta, ndërsa kolona është 50 metra. Në dalje kolona është 1800 metra dhe pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë.
Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta dhe kolona është 150 metra, teksa në dalje kolona është 800 deri në 1000 metra dhe pritjet janë nga 140-150 metra.
Pritje ka edhe në Jarinje ku për të hyrë udhëtarët duhet të presin 30-40 minuta, ndërsa në dalje deri në dy orë e njëzet e minuta, ndërsa kolona është 1 kilometër e gjatë.
Edhe në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Muçibabë ka kolonë në dalje prej 800 metra, ku pritjet janë 30-40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë më të vogla 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.