Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një njoftimi për media, ka thënë se kjo ministri dhe donatorët kanë ndarë 10 milionë e 500 mijë euro për komunat në Kosovë.
Në këtë komunikatë, MAPL ka thënë se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.
“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Qeveria që investon dhe mbështet Komunat
14 gusht 2022, Prishtinë
MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna;
Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.
Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.
Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.