Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pak para takimit Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet në Bruksel.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se interesi i vetëm i Kosovës është marrëveshja finale për njohje reciproke, përcjell “Bota sot”.
Haradinaj e quajti Kurtin ‘mashtrues’, ku sipas tij “do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”.
Postimi i plotë
Të nderuar qytetarë,
Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë - Serbi.
Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.
Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.