Ushtaraku shqiptar në Amerikë Dritan Demiraj, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe strategjinë ushtarake.
Teksa ka publikuar një fotografi të tij nga misioni në Afganistan, Demiraj ka ngritur alarmin nga rreziqet dhe kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ballkan, përcjell Bota sot.
“Sot më shumë se kurrë duhet të investojmë në sigurinë publike dhe kombëtare.
Rreziqet dhe kërcënimet e Putinit dhe aleatëve të tij në Ballkan janë më evidente se asnjëherë.
Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe strategjinë ushtarake.
Ndërkohë, 11 vite më parë në Spin Buldok, Kandahar, Afganistan me misionet luftarake Eagle”, ka shkruar në Facebook ish-ministri i Brendshëm./Botasot