Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 55 pacientë me Covid-19 janë në trajtim mjekësor në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Raporti i datës 14 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Lendita Xhemajli Fejzullahu, ish ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndajmë dhimbjen me familjarët, rrethin dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse Lendita duke bartuar uniformën e UÇK-së dhe pastaj FSK-së, ka qenë në shërbim të lirisë, atdheut dhe popullit tonë. Prandaj për të ndjen dhimbje secili.
Humbjet e njerëzve të tillë janë të rënda, por krenaria që kemi për ta, na e lehtëson sado pak dhimbjen.
Ngushëllime!