Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Ai shkruan se është e papërgjegjshmë të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë dhe se nuk ua kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Postimi i plotë:
Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore./Bota sot