Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Michael Davenport.
Ata kanë biseduar mbi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në një komunikatë për media thuhet se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.
Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit.