Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas kërkesës së Ramush Haradinajt për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Këtë e ka bërë deputeti i kësaj partie, Enver Haliti.
Ai iu kundërpërgjigj Haradinajt, duke i thënë se është ai që duhet të tërhiqet nga politika.
“Pajtohem plotësisht që është koha ideale për të, bile pak e vonuar tërheqja e tij nga jeta politike e publike.
E shpëton vetën dhe na kursen neve”, shkroi Haliti në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ramush Haradinaj paska thënë që është fisnike me ditë kur me u tërheqë.
Pajtohem plotësisht që është koha ideale për të, bile pak e vonuar tërheqja e tij nga jeta politike e publike.
E shpëton vetën dhe na kursen neve.