Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj gjatë së martës do të takojë me krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Begaj është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ndërkaq është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, dialogut me Serbinë, etj.
Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.