Vijon të jetë stabile situata e infektimeve me koronavirus

Aktuale

Vijon të jetë stabile situata e infektimeve me koronavirus

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se përgatë 24 orëve të fundit 413 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se 331 persona janë shëruar nga ky virus dhe fatmirësisht asnjë nuk e ka humbur jetën.

1476 testime janë bërë gjithsej përgjatë 24 orëve të fundit.

5732 persona aktualisht janë pozitiv në të gjithë Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat