Gazetari Idro Seferi ka thënë në prag të takimit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, se Beogradi zyrtar e paraqet kryeministrin Albin Kurti si person që zgjedh dhunën.
“Serbët presin që të ketë mundësi shtyrjeje të vendimit për reciprocitet dhe të diskutohet në mënyrë që të ketë progres sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe. Beogradi e paraqet Kurtin si njeri që ka plane për dhunë që nuk dëshiron marrëveshje”, është shprehur Seferi për KlanKosova.
Ai ka theksuar se biseda që Aleksandër Vuçiq e ka pasur me Derek Chollet, këshilltarin e Sekretarin të SHBA-së, Antony Blinken mund të jetë shtytje që në Bruksel më 18 gusht të ketë marrëveshje.
“Kjo mund të jetë indice për marrëveshje të re, pa ardhur deri të thellimi i krizës në veri”.