Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në ditën e dytë të Kongresit Botëror të Kirurgjisë që po mbahet në Vjenë të Austrisë, ministri Rifat Latifi, mbajti ligjëratën “Menaxhimi i lëndimeve me potencial për fatalitet dhe traumave të zemrës”.
Në këtë ligjëratë, që ishte e ilustruar me video, ai foli për menaxhimin e gjendjes kaotike që krijohet në emergjencë gjatë traumave të ndryshme dhe posaçërisht se si duhet të ndahet i gjithë procesi i menaxhimit në segmente të veçanta si në vendet me sisteme të zhvilluara shëndetësore, ashtu edhe në vendet ku mungojnë resurset e duhura si infrastruktura, përgatitja e stafit të traumës, sikurse në Kosovë.
Ai gjatë ligjëratës ka ndarë edhe përvojat nga ekipi i tij në menaxhimin e traumave gjatë punës si kirurg.
Ai ka njoftuar se një nga Qendrat e par të Ekselencës Klinike që do të krijohet në Kosovë është Qendra e Traumës, si nismëtare e sistemit të traumës në Kosovë, së bashku me programin e sub-specializimeve në këtë fushë dhe në kujdesin intensiv kirurgjik.