Vuçiq hyri nervoz në takim, ia la dorën e zgjatur Borellit

Aktuale

Vuçiq hyri nervoz në takim, ia la dorën e zgjatur Borellit

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:36
Foto nga takimi

Takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, ka nisur pa përshëndetje mes tyre. Vuciq, madje, nuk përshëndeti as Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili i zgjati dorën.

Presidenti serb ka hyrë i fundit në takimin, ku bisedimet do të nisnin pas pak mes tij dhe Kurtit, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë.

Kurti hyri i pari në dhomën e takimit dhe pyeti Borrellin  dhe Miroslav Lajcakun se në cilën anë duhej të ulej. E orientoi Lajcaku.

Më pas hyn Vuciq, me fytyrë të mrrolur dhe pozicionohet te vendi që kishte mbetur. Borrell i cili deri atëherë shikonte në telefonin e tij, i buzëqësh Vuciqit, në tentim për të shtrënguar duart me të.

Megjithatë, presidenti serb, nuk përshëndetet dhe Borrell ul dorën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat