Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria Kosovës që e ka prioritet arsimin.
Ajo në një postim në Fcebook, ka shkruar se në projektligjin për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.
“Me rastin e hartimit të projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI-t, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Nagavci.
Sipas saj, ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.
Ndër të tjera, sipas saj, Projektligji i pagave sjell:
“Koeficient të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve. Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët. Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale. Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore. Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.
Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator”, shkruan Nagavci.