Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se Kosova nuk duhet të heq dorë nga kërkesat për njohje reciproke dhe parimi i reciprociteti në negociata me Serbinë.
Bajqinovci ka bërë edhe një karahasim që lidhet me përfaqësimin e Kosovës në Bruksel me qeveritë e kaluara dhe aktuales, duke thënë se në kohën e dialogut teknik në qendër ishte projekti për ndarjen e Kosovës.
“Kur thonë që kemi degraduar nga dialogu politik në dialog teknik, vetëm ta kemi parasysh që dialogu politik që kishim para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës.
Ndërkaq sot po flasim për nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit. Në fakt, largimi nga këto dy të fundit do të ishte degradim”, ka shkruar deputeti.