Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Ai ka thënë se Kurti dhe Vuçiq po negociojnë si burrështetas të pabarabartë, përcjell Bota sot.
Sipas tij, borxhi i Vuçiqit ndaj Kosovës është gjaku e jo hakmarrja.
Reagimi i Qorrollit në Facebook:
Jeta është shumë e bukur, karma edhe më e fortë!
Albin Kurti ishte në burgun e Serbisë, atëbotë kur Vuçiqi shërbente në qeverinë e Sllobes. Çka ndodhi më pas, dihet botërisht — NATO i qepoi regjimit masakrioz të Serbisë.
Sot, të dytë po negociojnë në Bruksel në cilësi të tjera. Si burrështetas, veçse të pabarabartë. Borxhi i Vuçiqit ndaj Kosovës është gjaku — jo hakmarrja, të merremi vesh. Gjaku s’bëhet ujë.
The rest is history, thonë meraklitë e historisë!