Rron Gjinovci ka ironizuar me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq: “Ditë e vështirë për serbët dhe Serbinë”.
Ai në një postim në Facebook ia bëri me dije Vuçiqit që tash udhëheqësi I Kosovës të pyet a je për marrëveshje apo për Njësi Speciale.
“Tash pala kosovare t'vet a po don marrëveshje a po don njësi speciale? Zor e ki për besë”, u shpreh Gjinovci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Po ta besoj valla. Se je mësu ti me t'nejt gatitu si nxansa "razumes srpski ti? Pa... razumem". S'ka mo ashtu, tash pala kosovare t'vet a po don marrëveshje a po don njësi speciale? Zor e ki për besë