Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, ka thënë se sot ishte ditë e vështirë për Serbinë.
Ai ka thënë se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse përfunduar me sukses”, ka theksuar Vuçiq.
Atij i ka reaguar analistja politike në Kosovë Luljeta Aliu, përcjell Bota sot.
“Kur NATO e trajton Kosovën si shtet sovran, këtij i kujtohet intervenimi i 1999. O dorëzim, o bomba ka qenë atëherë. Ky e din mirë, kur bëhet vështirë”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook.
Takimi i sotëm mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat./Botasot