Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka reaguar për takimin e mbajtur mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua sot në Bruksel.
Teksa ka publikuar një fotografi të takimit, ku Vuçiq shihet nervoz, Kurti ka thënë se ai tani ka vetëm një opsion, përcjell Bota sot.
“Vuçiqi duhet të kuptojë se kohërat e politikanëve të Kosovës të shantazhuar nga Serbia, kanë mbaruar përgjithmonë.
Tani e ke vetëm opsionin "merre ose lëre"!”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Ndryshe, takimi i mbajtur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfundoi pa rezultate./Botasot