Komiteti për menaxhimin e situatës me koronavirusin nuk është mbledhur dhe as do të mblidhet për të shqyrtuar masa të reja për luftimin e pandemisë.
Këtë e ka konfirmuar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se ka lehtësim të infrastrukturës shëndetësore dhe pacientëve të hospitalizuar.
“Vaksinimi mbetet opsioni i vetëm dhe masat e mbylljes nuk janë rekomanduar pasi qytetarët po kalojnë lehtë COVID-in dhe jemi në sezon turistik ku bashkatdhetarët kanë ardhur dhe s’është menduar për masa tjera”, është shprehur ai për emisionin Portofol.
“Masat e buta të ndërmarra në prill mbesin në fuqi. Kemi rënie të infektimeve të reja dhe rastet e hospitalizimit janë menaxhuar. Në rast se stafi shëndetësor do të mbingarkohej padyshim që masat do të ndryshonin, por për këtë s’ka nevojë tash”.