Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderua atasheun ushtarak, Col Rose, i cili përfundoi detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së.
Hovenier përmes një postimi në Twiter e ka falënderuar atë për 33 vitet e shërbimit ushtarak dhe i ka uruar suksese në pension.
“Falënderime të sinqerta për Col Rose, për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak të përkushtuar në Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht për dy vitet e fundit gjatë të cilave ai shërbeu në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, si atashe i mbrojtës.
Faleminderit për të gjitha kontributet e tij në misionin tonë dhe i urojmë suksese në pension”, ka shkruar ambasadori amerikan Hovenier në Twiter .