Tha se Kurti e Vuçiq po bëjnë lojë politike, Xhavit Halitit i vjen një reagim i ashpër - i përmendet kjo gjë nga e kaluara

Aktuale

Tha se Kurti e Vuçiq po bëjnë lojë politike, Xhavit Halitit i vjen një reagim i ashpër - i përmendet kjo gjë nga e kaluara

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:17
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka hedhur dyshime se Kurti e Vuçiq mund të jenë marrë vesh për lojë politike.

Këtë deklaratë e bëri, pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Mirpëo, Halitit i ka reaguar ashpër profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Maxharraj tha se kjo është një gënjeshtër dhe mashtrim i radhës nga Haliti.

“Një gjest të tillë kryeministri Kurti nuk e bënë kurrë për asnjë çmim. I gjori Halit Xhaviti ai aq sa dine edhe flet”, deklaroi profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

INSINUATAT E XHAVIT HALITIT?!

Është i njohur që ky i PDK-së Xhavit Haliti i Shtabit të Rognerit gjatë luftës, por që se ka parë as përjetuar luftën, por bënte plane me Fatos Nanon dhe Fatos Klosin duke shti hafije midis ushtarëve të UÇK-së e sidomos i kishin në thumbë luftëtarët nga radha e LDK-së, që disa prej tyre i ”përbiu kulqedra” atje.

Ai sot e paska lëshuar edhe një gafë, një gënjeshtër, një mashtrim për kryeministrin Albin Kurti, i cili paska deklaruar se ”mund të ndodh që Kurti e Vuçiq të jenë marrë vesh për një lojë politike”.

Por, Xhavit Haliti sikur paska harruar se Albin Kurti nuk është soji i shefit të tyre Hashim Thaçit i cili katërcipërisht për 12 vite ka bërë lojëra politike me Vuçiqin nëpër qoshe e skuta të Evropës, për ndonjë marrëveshje për t’ia futë Kosovës thikën pas shpine.
Një gjest të tillë kryeministri Kurti nuk e bënë kurrë për asnjë çmim.

I gjori Halit Xhaviti ai aq sa dine edhe flet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat