Selim Pacolli, ka reaguar pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit nga qeveria në Mal të Zi.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se mbështetja që ia dha Kishës Serbe është një nga arsyet e shkarkimit të tij.
“Kështu e ke kur kruhesh me Pop!
Plus 600 vjet, para ekzistencës së Kishës Serbe, ky quni ia njeh vazhdimësinë ligjore kësaj kishe në Mal të Zi, tu e ditë se kjo Kishë ua mohon edhe Kombësinë Malazezëve duke i quajtur Bastard dhe Komb i shpikur”, deklaroi Pacolli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kështu e ke kur kruhesh me Pop!
Plus 600 vjet, para ekzistencës së Kishës Serbe, ky quni ia njeh vazhdimësinë ligjore kësaj kishe në Mal të Zi, tu e ditë se kjo Kishë ua mohon edhe Kombësinë Malazezëve duke i quajtur Bastard dhe Komb i shpikur!
Shnet!
Shko rrezitu n’plazh t’vogël!