Një i vdekur dhe 303 raste të reja me COVID-19

Aktuale

Një i vdekur dhe 303 raste të reja me COVID-19

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë,, ku edhe bëhet e ditur se janë bërë 1.237 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 858 persona.

Ndërkohë, janë 4.030 raste aktive me koronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat