Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari thotë se në rrjetin social Facebook, po merr kërcënime të shumta.
Kështu, sot ai e ka publikuar një bisedë me një ‘fans të Hashim Thaçit” që e ka kërcënuar.
‘Fansi i Hashim Thaçit’ siç e quan Pozhari, e ka kërcënuar dhe ditën e takimit ai thotë se do t’ia bëjë surprizë.
Pozhari kërcënuesit ia ka shkruar edhe numrin e telefonit, ku i thotë se po e pret me padurim.
Postimi i plotë:
Vikend, monotoni. Ndërkohë shikoj kërcënimet e shumta për zbavitje. Ky fansi i Hashim Thaçit po ma premton surprizën. Unë i dua surprizat.
Vikend, ne shqiptarët nuk ngurrojmë me ia tregu trimërinë njëri - tjetrit. Kështu na e kanë mbjellë ata që na kanë mbajt në pushtim. Qëllimi: Le të bahen copa midis veti.
Nuk do ta paraqes në polici. Kohëve të fundit jam mërzitur duke qenë "djal i mirë".
Eja o shpirt, eja! Të pres me padurim.